Çeku shpjegon situatën e Gani Jakupit dhe GranFestit

19 Dhjetor, 2023 - 11:27 pm

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të T7.

Ndër tjerash ai është pyetur për 20 mijë euro që ministria e tij ka ndarë për projektin e Gani Jakupit për organzimin e një festivali.

Çeku ka thënë se sipas informatave që ka Gani Jakupi është tërhequr nga projeti i festivalit pas kontratës që e ka me Ministrinë e Punëve të Jashtme për shërbime profesionale.

”T’iu sqarojë që Ministria e Kulturës përmes thirrjes publike çdo vit mbështet jo vetëm qindra, por edhe mijëra artistë të pavarur që janë pjesë e skenës së pavarur të pavarur. Është punë që bëhet në komisione profesionale, që unë nuk ndërhyjë sepse nuk më takon”.

“Ky projekt është një nga qindra ose mijëra përfitues çdo vit në Ministri të kulturës përmes kësaj skeme që e mbështet aktivitetin kulturor”.

“Gani Jakupi është autor i romanit grafik që është një zhanër shumë i rrallë në vendin tonë, mbase nuk ka të tjerë, dhe e ka një festival që e promovon këtë zhanër që është shumë aktraktiv në vendet e tjera dhe ka një rrjet global të romancierëve grafikë nëse mund të quhen ashtu, ky ka jetuar jashtë në Francë në Spanjë, ku ka vepruar dhe përmes këtij festivali ai sjellë emra të mëdhenj të romanit grafikë në Kosovë”.

“Ajo që e di unë përmes një kontrate që ai e ka me MPJ për shërbime profesionale, ai është tërhequr nga festivali. Nuk është më Ganiu në projekt, por njerëz të tjerë”, ka thënë Çeku. /Gazeta Expresss

Të ngjajshme