Çifti mbretëror Harry dhe Meghan del nga karantina

18 Prill, 2020 - 4:36 pm

Edhe pse Los Anxhelosi është në karantinë, çifti mbretëror Harry dhe Meghan janë fotografuar teksa nxjerrin shëtitje qentë e tyre. Ndërsa një ditë më parë, ata janë filmuar teksa shpërndajnë ushqim për njerëzit që janë prekur nga pandemia e koronavirusit.

Princi Harry dhe Meghan Markle të cilët prej një muaji janë shpërngulur në Los Anxheles nuk kanë mundur tu shpëtojnë paparacëve. Çifti është fotografuar teksa dalin nga shtëpia për të nxjerrë shëtitje dy qentë e tyre. Ata mbajnë kapele dhe maska, ndërsa në dorën e 38-vjeçares dallohet një dezifektant, teksa janë parë të hipin në makinën e tyre të tipit Porsche.

Një ditë më parë, çifti që kanë qendruar larg vemendjes së mediave që kur u shpërngulën nga Kanadaja në SHBA, janë filmuar teksa shpërndajnë ushqim për njerëzit që janë prekur nga pandemia e koronavirusit. Me sa duket Harry dhe Meghan do ta vazhdojnë misionin e tyre për të ndihmuar njërëzit në nevojë. Siç duket edhe nga pamjet, ata mbajnë kapele, maska dhe doreza. /KultPlus.com

Të ngjajshme