Cikël aktivitetesh mbi artizanatin në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar

6 Korrik, 2022 - 3:15 pm

“Çdo element i trashëgimisë kulturore është një vepër arti më vete, e kuruar deri në detaj nga artizanët tanë”. Kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, për ciklin e aktiviteteve “Origjina dhe artizanati”, që Muzeu i Artit Mesjetar, c, sjell në kuadër të programit “Edukimi mbi kulturën”.

Në fokus do të jetë njohja me trashëgiminë kulturore, përcjellja ndër breza e punëve të dorës e në veçanti njohja me krijmtarinë artistike, artizanale në qarkun e Korçës.

Fëmijët do të njihen më mirë me trashëgiminë artistike, pjesë e përditshmërisë sonë dhe traditat e kaluara brez pas brezi, të sjella nën vëmendje nga artizanët, të cilët jo vetë do të prezantojnë punët e tyre, por dhe do të sjellin veprimtari të ndryshme artistike.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat do të ekspozohen si një shembull i mirë i pasurisë sonë kombëtare.

Qëndistaria, është një nga elementët kryesorë, tradicionalë, i kaluar brez pas brezi, kryesisht nga vajzat dhe përdorej jo vetëm për të zbukuruar veshjet, por përdorej edhe për të dekoruar ambjentet ku jetonin./ KultPlus.com

Të ngjajshme