Cila ishte fjala jote e fundit, Astrit?

24 Tetor, 2019 - 6:24 pm

( E shkruar një ditë pas vdekjes së Astritit.
Sot ai ka vdekur për herë të dytë!
#DrejtësipërAstritin )

NGA TEUTA SKENDERI

Cila ishte fjala jote e fundit Astrit?
Kush t’i mbylli sytë e zinj?
Astrit, buzëqeshja jote u përjetësua, ajo është revolucion më vete. Të dua edhepse nuk njiheshim. Të vajtoj sot Ty dhe të gjitha ditët e lumtura që t’i vodhën nën diell.
Astrit na fal të lutem që nënshkruam peticione te ndryshme nëpër Botë dhe nuk e bëmë asnjë për Ty. Nuk bëmë atë që duhej bërë dhe aq sa duhej bërë.
Astrit, të tradhtuam të gjithë. #AstritDehari

Të ngjajshme