Çmimet në ShBA shënojnë rritje përtej pritshmërive

11 Janar, 2024 - 6:57 pm

Çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë shënuar rritje gjatë muajti dhjetor.

Kjo është prirë nga kostoja e banimit, ngrënies jashtë dhe sigurimit të veturave, raporton BBC.

Inflacioni, që mat shkallën e rritjes së çmimeve, ka shkuar në 3.4 përqind sipas normës vjetore, ka thënë Departamenti i Punës.

Kjo ngritje vjen nga 3.1 përqind sa ishte regjistruar në nëntor, duke u përshpejtuar gjatë muajit më tepër sesa që pritjes nga analistët.

Kjo e dhënë pritet që ta mbajë Bankën Qendrore Amerika të kujdesshme rreth shpalljes së fitores në luftën kundër inflacionit.

Të ngjajshme