Coco Lee, këngëtarja dhe zëri i Mulan-it, ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

6 Korrik, 2023 - 11:00 am

Këngëtarja Coco Lee, e cila ishte ylli i popit në Azi në vitet 1990 dhe 2000, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

E lindur në Hong Kong, Lee u zhvendos në SHBA kur ishte fëmijë dhe nxori albume në mandarin dhe anglisht.

Ajo gjithashtu ishte zëri i Fa Mulan në versionin Mandarin të filmit hit të Disney-t.

Lee kishte disa vite që vuante nga depresioni, shkruan motrat më të mëdha Carol dhe Nancy në një postim në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme