23 vjet nga vdekja e piktorit Kadri Kadriu

11 Mars, 2022 - 10:34 am

Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg.

Në këtë ditë, vepra e të ndjerit kujtohet nga familjarë, poetë dhe artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë të Mitrovicës./ KultPlus.com

Të ngjajshme