David Beckham me titullin ‘Kalorës i Mbretit’

14 Qershor, 2025 - 11:12 pm

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është nderuar me titullin ”Kalorës i Mbretit” në ceremoninë e ditëlindjes së Mbretit, së bashku me ish-kampionen e tenisit të Wimbledonit, Virginia Wade, dhe talentin e ri të shigjetave, Luke Littler.

Beckham, i cili fitoi tituj në katër vende dhe luajti 115 ndeshje për vendin e tij, u nderua për kontributet e tij në sport dhe bamirësi.

Sir David gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester United në vitin 1999, dhe pasi u tërhoq si lojtar u bë themelues dhe bashkëpronar i klubit amerikan ”Inter Miami”.

Ai ka qenë ambasador për bamirësinë globale UNICEF që nga viti 2005 dhe ka qenë ambasador për Fondacionin e Mbretit që nga viti i kaluar.

”Duke u rritur në Londrën Lindore me prindër dhe gjyshër britanikë kaq patriotë dhe krenarë, nuk e imagjinoja kurrë se do të merrja një nder kaq të përulur”, theksoi Beckham në një deklaratë. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme