30 Prill, 2025 - 8:31 pm
Maji është muaji i blerjeve të diamanteve të rralla apo xhevahireve madhështore për miliarderët.
Midis panairit ”GemGeneve”, shtëpisë së ankandeve ”Christie’s” dhe ekspozitave paraprake në Londër, shumë bizhuteri të jashtëzakonshme janë gati për shitje.
Nëse buxheti është midis 30 dhe 50 milionë dollarëve, ekziston një ”copë e fortë” që do të dalë në ankand nga ”Christie’s” në Gjenevë më 14 maj në seksionin e xhevahireve madhështore, një ”Golconda blue”, një nga diamantet më të rralla në histori.
Guri i çmuar në formë dardhe, 23,24 karat dhe i vendosur në mënyrë të përsosur në një unazë, ka një ngjyrë magnetike blu.
Kjo është një kryevepër e vërtetë falë prejardhjes mbretërore të zbuluar së fundmi, ngjyrës hipnotike dhe dimensioneve të saj sensacionale.
”Është ndër diamantet më të rralla dhe më të rëndësishme të zbuluara ndonjëherë në histori”, thonë analistët.
Në pronësi të Lartësisë së Saj, Sanyogitabai Devi Maharani të Indisë (1881-1949), diamanti i shkëlqyer është i vendosur në një byzylyk.
I rishitur te pronari i tij aktual, guri i çmuar u vendos në një unazë nga stilisti i famshëm parizien Jar, i njohur edhe si Joel Arthur Rosenthal, i konsideruar si mjeshtër i bizhuterive bashkëkohore.
Më shumë se një shekull më vonë, ky diamant legjendar blu po del në ankand për herë të parë dhe do të rrëmbejë zemrat e koleksionistëve dhe miliarderëve, ndoshta midis atyre 3 028 njerëzve në botë që kanë një pasuri neto totale prej 16,1 trilion dollarësh.
”Goloconda Blue” nuk është i vetmi xhevahir që do të dalë në ankand në Gjenevë në maj.
Do të ketë edhe xhevahire të tjera historike me vlerë të jashtëzakonshme./ atsh/ KultPlus.com