Del në shitje një dokument i Napoleon Bonapartit

28 Janar, 2021 - 2:59 pm

Një dorëshkrim unik mbi Betejën e Austerlicit (1805) diktuar dhe nënshkruar nga Napoleon Bonaparti gjatë mërgimit të tij në ishullin e Shën Helenës ka dalë në shitje duke filluar nga sot, në Paris.

Teksti prej 74 faqesh që perandori i diktoi gjeneralit të tij besnik, Henri-Gatien Bertrand, tregon për fitoren e tij më të madhe, më 2 dhjetor 1805, në Austerlic, megjithë inferioritetin numerik të ushtrisë së tij të ashtuquajtur ”Grande Armée”, transmeton KultPlus.

Në total, shënimet origjinale të Napoleonit janë 11. Dorëshkrimi shoqërohet nga një plan beteje në letër me shkëlqim të vizatuar nga gjenerali.

Pikërisht këtë vit, do të kujtohet 200-vjetori i vdekjes së Napoleonit, më 5 maj 1821. Dorëshkrimi është ekspozuar në galerinë ”Arts et autographes”, pranë Odéon, dhe shitet për një milion euro. / KultPlus.com

Të ngjajshme