Del Vina: “Fotobamirës, profesioni më i pëlqyer i botës online”

1 Dhjetor, 2019 - 10:05 pm

Dhënia e ndihmave për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri është përcjellur edhe me një debat, veçmas në rrjetet sociale rreth asaj se kush dhe sa po ndihmon, shkruan KultPlus.com

Një postim ironik e ka shkruar edhe Del Vina rreth kësaj çështjeje.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“U kënaqa duke lexuar komentet poshtë reagimit të një ish-ambasadori, që kritikonte Holandën për mosdhënie ndihmash.

Më pikanti ishte një koment që me fjalë të tjera thoshte: “Ça thu mo vëllai? Po gjysma e donacioneve me dhurues anonim te Elvisi dhe këta fotobamirësit e tjerë nga shqipet e Roterdamit vijnë, apo harrove?”

Aty mbeta unë!
Në mendje më mbeti ajo: “fotobamirës”.
Perlë!

–Ç’punë bën djali?
–Fotobamirës.

–Ç’do bëhesh kur të rritesh të keqen xhaxhi?
–Fotobamirës.

–Ç’ke studiuar?
–Fotobamirësi.

–Si e ka patur emrin portieri i kombëtares?
–Fotobamir Strakosha”

Të fundit

Të ngjajshme