Deputetët miratojnë në parim projektligjin për KPM-në

7 Mars, 2024 - 3:01 pm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. 62 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ku 61 prej tyre kanë qenë pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji lidhur me monitorimin e mediave, përmes të cilit video-incizimet dhe audio materialet e mediave online, nuk është pritur mirë nga vetë mediat. Ky projektligj me rregulloret të cilat i përmban, është konsideruar si sulm dhe tendencë e qeverisë për të penguar mediat në punën e tyre.

Në seancën e sotme plenare është miratuar edhe projektligji për sport. Kjo nismë legjislative ka marrë mbështetjen e 61 deputetëve.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar në lexim të parë edhe Projektligjin për tekstet shkollore me 62 vota pro.

Ndërkaq, Kuvendi nuk pati kuorum për Projektligjin për gjendjen civile, pasi vetëm 54 deputetë kanë marrë pjesë në votim. / KultPlus.com

Të ngjajshme