“Designboom”: Piramida e Tiranës, monumenti i saporinovuar i Shqipërisë

20 Tetor, 2023 - 7:30 pm

E inauguruar në fillim të këtij viti në kryeqytetin shqiptar, Piramida e Tiranës e saporinovuar është hapur për publikun si një qendër e re kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Designboom”.

Monumenti fillimisht shërbeu si një muze kushtuar diktatorit komunist, Enver Hoxha dhe më vonë qëndroi si një arkitekturë fantazmë që i mbushte njerëzit me emocione të përziera.

Pavarësisht nga e kaluara e saj e hidhur, struktura sot dëshmon një transformim dramatik.

Struktura prej betoni është riimagjinuar nga MVRDV, një nga kompanitë më të mira të arkitekturës në botë, si një skulpturë e hapur në një park të ri, shtëpia e një ansambli kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe rreth ndërtesës origjinale që tani strehon kafene, studio, zyra, inkubatorë, festivale dhe klasa ku të rinjtë shqiptarë do të mësojnë falas lëndë të ndryshme teknologjike. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme