‘Dhomë përqafimi’ kundër COVID-19 për të moshuarit

13 Janar, 2021 - 7:42 pm

Në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Italisë, Montefalcione, është krijuar një “dhomë përqafimi” për banorët e qytetit të cilët nuk kanë mundur të përqafojnë të afërmit e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Propozimi u dha nga Konsorciumi A5 i Shërbimeve Sociale Irpinia në rajonin Avellino, në jug të vendit.

Me këtë zbatim u mundësohet njerëzve që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve të përqafojnë, të flasin dhe të shtrëngojnë duart me të afërmit e tyre.

“Dhomat e Përqafimit” janë provuar dhe testuar në shumë qendra në Italinë veriore.

Për të hyrë në këto dhoma me pjesë plastike, vizitorët veshin rroba mbrojtëse./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme