Disney do të pushojë 32 mijë punonjës

26 Nëntor, 2020 - 1:30 pm

Vendimi i fundit i kompanisë për pushim nga puna të 32 mijë punonjësve është një rritje krahasuar me vendimin e muajit shtator kur paralajmëroi largimin e 28 mijë punonjësve nga puna.

Kompania Walt Desney ka bërë të ditur se planifikon të pushojë nga puna 32 mijë punonjës në gjysmën e parë të vitit 2021 mes kërkesës së dobët të klientëve në parqet e saj tematike për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Për shkak të klimës aktuale, duke përfshirë ndikimet nga COVID-19 dhe ndryshimit të mjedisit në të cilin ne jemi duke operuar, kompania ka gjeneruar efikasitetin në stafin e saj, duke përfshirë kufizimin e punësimit në role dhe veprime kritike të biznesit”, tha kompania në një paraqitje me Komisionin e letrave me vlerë të SHBA-ve.

Vendimi i fundit i kompanisë për pushim nga puna të 32 mijë punonjësve është një rritje krahasuar me vendimin e muajit shtator kur paralajmëroi largimin e 28 mijë punonjësve nga puna.

Nga 3 tetori, kompania amerikane po ashtu vendosi 37 mijë punonjës të tjerë nga parku i saj në jug të Kalifornisë në pushim pa pagesë, pasi parqet janë mbyllur apo kufizuar për shkak të shpërthimit të virusit.

Kompani të tjera shumëkombëshe, përfshirë ndër të tjera gjiganti i teknologjisë IBM, WarnerMedia, dhe Exxon, po ashtu po shkurtojnë fuqinë punëtore pasi COVID-19 vazhdon të dëmtojë bizneset në të gjithë botën. / KultPlus.com

Të ngjajshme