“Ditët e Nënë Terezës” hapen me akademi solemne në përvjetorin e ditëlindjes së humanistes shqiptare

23 Gusht, 2023 - 12:49 pm

Në përvjetorin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës do të mbahet akademi solemne.

Ipeshkvia në Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me ITSHKSH – Shkup, sjellin këtë akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, për të shënjuar ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, me të cilën edhe hap “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të saj.

Ngjarja do të mbahet më 26 gusht 2023, ditë e shtunë, në orën 19:00.

Hyrja është e hapur për të gjithë! / KultPlus.com

Të ngjajshme