Do të befasoheni se cila është shkolla më e madhe e inxhinierisë në botë

10 Mars, 2023 - 3:40 pm

Në vitin 2022, Shkollat e Inxhinierisë Ira A. Fulton në shtetin e Arizonës arritën një rekord regjistrimi prej 30,000 studentësh, duke e bërë atë shkollën më të madhe inxhinierike në vend.

Nga 212 universitetet e përfshira në renditjen e programeve universitare të US News & World Report, Shkollat e Inxhinierisë Fulton renditen në vendin e 33-të në përgjithësi dhe në vendin e  19-të nga universitetet publike. Gjashtë fusha studimi të mbështetura nga Shkollat Fulton tani renditen në mesin e 25 fushave më të mira të inxhinierisë universitare në vend, duke përfshirë inxhinierinë civile, sigurinë kibernetike dhe inxhinierinë elektrike.

Gjithashtu, sipas U.S. News & World Report programi i shkencave kompjuterike të ASU-së i cili po ashtu është pjesë e Shkollave të Inxhinierisë Fulton, është renditur në vendin e 46-të ndër 560 programet tjera të shkencave kompjuterike të cilat kanë qenë të përfshira. / KultPlus.com

lajme

Të ngjajshme