займ на карту онлайн потребительский кредит

Drama e Luftës së Dytë Botërore për “normalitetin e ri”

12 Korrik, 2020 - 4:58 pm

Në punën e tyre pa pushim, përgjatë 19 episodeve të gjata të “Foyle’s War”, drama madhështore e Anthony Horowitz është e vendosur në Britani, nën rrënojat e operacioneve policore të Norvegjisë në vitin 1940 dhe pesë vjet më tutje, në Ditën e Fitores së Evropës (8 maj 1945).

Këto 19 episode apo 29 orë në dekadat e fundit kanë qenë një vend i sigurt dhe i gëzueshëm për familjen time, sa ne në fakt i kemi shikuar të gjitha episodet tri herë. Pra, në total janë 87 orë para televizorit, transmeton KOHA

Ironia më e madhe është që për pak nuk do ta shikonin fare “Foyle’s War”. Në mënyrë të qartë nuk e kemi parë asnjëherë gjatë viteve kur ajo u transmetua në Britani të Madhe prej 2002 deri më 2008, gabimisht, për të mos thënë në mënyrë snobe, duke supozuar se një dramë e luftës e transmetuar para orëve të vona të natës, në një të diel mund të kishte gjuhë shoviniste.

Miqtë tentuan që të na tregonin se sa gabim e kishim, por ne mbetëm kokëfortë në këtë mendim të pabazuar. Në veçanti babai im ishte skeptik: e ka përjetuar Luftën e Dytë, ishte larguar nga vendi dhe krejt gjërat e tjera. Ai nuk pëlqente çdo gjë që hidhte shikimin prapa me një nostalgji.

“Nuk kishte shumë qejf, kaq mund të ju them”, ishte më e shumta që ai thoshte për këtë çështje, duke zgjedhur që të kalonte kohën e tij të lirë duke shikuar filma dhe drama bashkëkohore.

Por ata që ishin bezdisës vazhduan njëjtë: Nëse ata që e kishin shikuar serinë do të vazhdonin të ekspozonin virtytet dhe të qortonin kokëfortësinë tonë, ndoshta pas krejt këtyre do të kishte diçka të mirë në serinë “Foyle’s War”.

Pa shqetësim të madh, unë e kam blerë serinë e parë të DVD-së për ditëlindjen e babait dhe këtu është zbulimi tronditës: ishte po aq e mirë, delikate dhe e menduar mirë dhe që në episodin e parë, “The German Woman”, na bëri për vete.

Larg nga një valëvitje e lirë e flamurit, shënimi kryesor i “Foyle’s War”, një patriotizëm i dobët, që ka në fokus njerëzit që hasin në vështirësi dhe shpesh nuk e kuptojnë se përse po kërkohet që të bëjnë atë që e bëjnë, për shkak të një besimi të kornizuar që kjo po bëhet për të mirën e përbashkët. /Koha.net /KultPlus.com

Të ngjajshme