Drejtoresha e Gjimnazit jep dorëheqje, refuzoi të pranonte nxënës të dobët që ia dërguan pushtetarët

29 Shtator, 2019 - 8:52 pm

Drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogoli-Latifi, është dorëhequr ditë më parë nga pozita e saj për shkak të presioneve për regjistrim të nxënësve.

Sipas mëson “Jepi zë”, asaj i kishin shkuar listat e gatshme për pranim nga njerëz me influencë në Komunë. Raportohet se, tash ish-drejtoresha, nuk ka pranuar që të regjistrojë nxënës të dobët që ishin në ato lista, dhe për këtë arsye kishte vendosur të dorëhiqet.

Vlen të theksohet se lista që e coi deri në dorëheqje drejtoreshën, ishte përgatitur pas afateve dhe ishte me emra të nxënësve që nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit që ishte shpallur disa javë më parë. Sidoqoftë, Gjimnazi i Mitrovicës është i ndikuar politikisht, pasi ka shumë emra të profesorëve që janë futur me atë ndikim politik. /KultPlus.com

Të ngjajshme