Drejtoria për Sport hap thirrjen për aplikim për Laureatët e vitit 2022

11 Janar, 2023 - 2:33 pm

Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e Laureatëve të dalluar për vitin 2022, andaj ka hapur aplikimin ku ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për: Sportistin; Klubin; Trajnerin; Gjyqtarin dhe Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet si: Çmimi – Post Mortum; Çmimi special – Për kontribut jetësor; Veterani i Vitit; Punëtori Sportiv i Vitit; Çmimi për Përfaqësim të Prishtinës.

Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht, përmes klubeve dhe federatave sportive, në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 11 janar deri më 25 janar 2023.

Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2022.

Gjatë propozimit për laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2022.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Të ngjajshme