Driton Kuka nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë

19 Nëntor, 2021 - 1:00 pm

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në histori të Kosovës, Driton Kuka, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Lauras” në Tiranë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri, ku edhe ka postuar një fotografi në rrjetin social “Facebook” dhe shihet se pranë vetës ka edhe kampionet botërore të xhudos.

Kuka është shprehur se përmes sportit gjithnjë ka synuar që të promovojë edukimin në çdo aspekt.

“Me shpresë që sporti që ka ba krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bahet pjesë e Sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri”, shkroi ai.

“Honoris Causa” është titulli akademik që një universitet apo një tjetër institucion i jep si mënyrë nderimi për kontributet, një personaliteti të shquar në një fushë të caktuar. /KultPlus.com

Të ngjajshme