Dua Lipa fillon xhirimet e filmit të saj të parë

2 Shtator, 2021 - 2:31 pm

Dua Lipa po humbet Met Gala pasi është duke punuar në filmin e saj të parë

Burime të TMZ bëjnë me dije se këngëtarja e hitit “Levitating” ishte në mesin e shumë personazheve të ftuar në sallën e mbledhjes së fondeve në NYC (Met Gala), por asaj i është dashur të refuzojë sepse është e zënë me xhirimet e filmit të ardhshëm aksion, “Argylle”, transmeton KultPlus.

Filmi do të jetë roli i parë i Duas. Ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara./KultPlus.com

Të ngjajshme