Dua Lipa mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale: Ai ishte me ne kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore

9 Tetor, 2020 - 4:21 pm

Dua Lipa është ndër këngëtaret që nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë publiket qëndrimet dhe bindjet e saj politike.

Këtë vit, Dua përmes një videoje ka treguar për përkrahjen e saj ndaj Joe Biden, kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, u shpreh Dua në videon e publikuar.

Vlen të ceket se Dua vitin e kaluar kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë. / KultPlus.com

Dua Lipa for Joe Biden and Kamala Harris

Thank you Dua Lipa for joining the Albanian American rally tonight for Joe Biden and using your voice to get out the vote! #VoteBidenHarris #dualipa @dualipa @dukagjinlipa

Gepostet von Albanian Americans for Joe Biden am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Të ngjajshme