Edhe këtë vit në SHBA do të vazhdohet mësimi shqip

15 Shtator, 2019 - 4:10 pm

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se në qendrën arsimore “AYC Greenwich” në SHBA edhe këtë vit do të zhvillohet mësimi në gjuhë shqipe, shkruan KultPlus.com

“Në “AYC Greenwich”, SHBA klasat e mësimit të gjuhës shqipe këtë vit nisin më 21 shtator. Kjo qendër arsimore është themeluar me qëllim krijimin e një hapësire ku fëmijët shqiptaro-amerikanë të moshës 5 deri 18 vjeç në zonat e lower Fairfield dhe Westchester të mësojnë gjuhen shqipe, historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare nëpërmjet studimeve sociale, historike, valleve tradicionale, prezantimeve nga të ftuar të shqiptarë si dhe aktiviteteve sportive”, ka shkruar Majko në Facebook.

Të ngjajshme