Edhe sivjet të rinjtë e fshatit e zbukurojnë Bishtazhinin e Gjakovës

8 Dhjetor, 2023 - 1:07 pm

Edhe sivjet të rinjtë e fshatit Bishtazhin të Gjakovës kanë zbukuruar kishën dhe fshatin e tyre për festat e fundvitit.

“Kisha e Zojes Rruzare ndodhet në fshatin Bishtazhin të Komunës së Gjakovës. Të rinjtë e fshatit (djem dhe vajza) kanë punuar rreth një muaj rreth këtij dekorimi dhe po ashtu kanë risjellë Betlehemin e gjallë për të treguar thjeshtësinë dhe ngrohtësinë festive”, tha Fran Oroshi, njëri prej të rinjve të fshatit.

“Qëllimi i këtij vendi është bashkimi i njerëzve pa dallime, ndarja e mirësisë ndaj njëri-tjetrit, ngrohtësia dhe gëzimi për të festuar së bashku me nga një gotë verë”, tha ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme