Ekipi origjinal i “Gossip Girls” mund të përfshihet në versionin e ri

31 Korrik, 2019 - 3:30 pm

As dy javë nuk kanë kaluar nga paralajmërimi se “Gossip Girls” po kthehet në ekranet e vogla, por me një formacion të ri të aktorëve, dhe megjithatë mbërrin lajmi i gëzuar për fansat e kësaj serie dikur shumë të njohur botërore.

Njëri nga krijuesit e serisë, Josh Schwartz, për “The Wrap” zbuloi se vendimi për të kthyer në seri u përket aktorëve kryesorë të cilët i adhuruam në origjinal. Blake Lively (Serena), Leighton Meester (Bler), Penn Badgley (Dan), Chace Crawford (Nate) dhe Ed Westwick (Chuck) duhet të vendosin vetë nëse duan të kenë ndonjë lidhje me versionin e ri të serisë.

“E kontaktuam formacionin origjinal të aktorëve para se të vendosnim për rebootë dhe u thamë atyre se vazhdimi i serisë do të jetë i pavarur prej tyre dhe se do të bëhet fjalë për gjeneratën e re. Por meqë na pëlqente të punonim me të gjithë ata dhe të gjashtë sezonet ishin pjesë e rëndësishme e jetës sonë, natyrisht se do të jemi të lumtur nëse do të vendosnin të bashkohen. Do ta respektojmë edhe faktin nëse mendojnë se i kanë tejkaluar rolet, por do të donim që ata të ktheheshin”, tha Schwartz.

“Gossip Girls” është xhiruar sipas serisë së librave të Cecily von Ziegesar, ndërsa u transmetua nga viti 2007 deri në 2012 dhe është një nga seritë e para origjinale për The CW. Ngjarja e vazhdimit do të vendoset 8 vjet pas ngjarjeve të serisë origjinale dhe do ta bëjë fjalë për ekipin e ri në botën e njëjtë, kështu që patjetër se ka vend për ekipin e preferuar dhe të njohur për të gjithë të GG. Vazhdimi duhet t’i ketë 10 episode dhe do të transmetohet në platformën e re të HBO, HBO Max, e cila do të lansohet në pranverën e vitit 2020. /KultPlus.com


Të ngjajshme