Eurovizion i bën jehonë natës finale të Fest 62: Të gjithë sytë nga Tirana

22 Dhjetor, 2023 - 9:00 pm

Faqja zyrtare e Eurovizion i ka kushtuar vëmendje të posaçme natës finale të Festivalit të 62 të Këngës.

Teksa i bën thirrje publikut ndërkombëtar që të shikojnë këtë natë magjike në kanalin e RTSH-së në youtube, Eurovizion thotë se këtë mbrëmje të gjithë sytë janë drejtuar nga Tirana, për të mësuar përfaqësuesin e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës.

Po ashtu, Eurovizion ka publikuar edhe të 31 këngët konkurruese në Festival.

Janë 22 këngë që do të performohen në këtë natë finale, ndërsa juria e Festivalit do të përcaktojë fituesin e Fest 62. Ndërkohë do të jetë votimi i publik që do të vendosë se cila kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni janë në garë për t’u zgjedhur si kandidatja e Shqipërisë në Eurovizionin e 68-të./rtsh/KultPlus.com

Të ngjajshme