Fatmir Spahiu propozon që në Kosovë të ngrihet një shtatore për mërgimtarët

18 Korrik, 2023 - 2:29 pm

Aktori i njohur Fatmir Spahiu së fundi ka dalë me një propozim mjaft interesant, i cili ka kërkuar që në Kosovë duhet të ngrihet një shtatore për mërgimtarët, shkruan KultPlus.

Ai këtë propozim e ka bërë duke iu referuar kontributit të tyre, e që sipas tij është ikonik. KultPlus ju sjell të plotë propozimin e tij.

Miq, isha tu mendu,

Vendi jone duhet me pas monument qe do te quhej;

“Permendorja e mergimtarit te panjohur”

Nje vend ose nje monument me te cilin do te identifikoheshin te gjithe mergimtaret, te gjithe ata qe lane vendin e vet per cfardo arsye dhe ne periudha te ndryshme, per arsye te ndryshme.

Nuk e di dizajnin, ndoshta dicka si skulptura “udhetari” e franqezit, Bruno Catalano. Artista?

Qyshdokoft, kontributi i tyre ka qene dhe mbetet ikonik.

Krejt e dojme Kosoven, por kur je jashte, dashuria eshte ma ndryshe diqysh, me ma shume lot.

Mireseerdhet bashkeatedhetar, knaquni deri ne hava.

Me juve Kosova eshte e plote.

Me juve Kosova eshte full casko!

Ju duam 🤗./ KultPlus.com

Të ngjajshme