Fëmijët sjellin kostume e maska të mrekullueshme në Karnavalet e Beratit

18 Shtator, 2021 - 11:03 am

Tradita e karnavaleve e mbushi Beratin mbrëmjen e djeshme me ngjyra e atmosferë festive, ndërsa nxënës të shkollave 9-vjeçare por edhe fëmijë të kopshteve rikthyen paradën e karnavaleve.

“Faleminderit fëmijë, të rinj e të rritur që na e bëtë këtë mbrëmje kaq madhështore veshur me maska e kostume të mrekullueshme. Faleminderit Giz Albania dhe RDA Berat për bashkëpunimin”, u shpreh me këtë rast, kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo i cili solli edhe momente nga ky aktivitet.

Kanë qenë pikërisht fëmijët e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit,të cilët nën maskat e personazheve më të dashura dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.

Nën rolin e personazheve të botës së tyre,fëmijët beratas ofruan pjesë të ndryshme artistike, duke përcjellë mesazhe për bashkëmoshatarët dhe të rriturit.

Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të bashkisë së Beratit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike në qytetin muze, të mbrojtur nga UNESCO. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme