Festivali i Fenerëve ndriçon rrugët e Seulit

7 Dhjetor, 2021 - 11:00 pm

Ka përfunduar një nga festivalet kulturore më unike të Seulit – Festivali i Fenerëve, i cili kishte ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13 vit radhazi, duke kënaqur të pranishmit, vendas e turistë.

Festivali i Fenerëve të Seulit nisi më 26 Nëntor për të ndriçuar qendrën e qytetit me më shumë se 80 fenerë letre, për një periudhë 10-ditore.

Motoja e sivjetme ishte një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë me koronavirus.

Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë Përroit Cheonggye që përshkon qendrën e Seulit.

Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali është mbajtur në respektim të rreptë të rregullave të karantinës, ndërsa vizitorët është dashur t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit përpara se të lejoheshin të hyjnë./KultPlus.com

Të ngjajshme