“Festo me yje”, motoja e organizimeve të Drejtorisë së Kulturës për festat e fundvitit

22 Dhjetor, 2022 - 10:52 pm

“Festo me yje” është motoja e organizimeve të Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë për festat e fundvitit.

Nga data 24 deri me 31 Dhjetor, duke filluar nga ora 19:00 në rrugën “Xhorxh Bush”, plot tetë net me radhë në Prishtinë qytetarët do të argëtohen me muzikë nga artistë të ndryshëm.

Pop, Hip Hop, Rock, Muzikë e vjetër qytetare, Folk, do të jenë disa nga zhanret që do të këndojnë artistët gjatë këtyre ditëve të ftohta festive./ KultPlus.com

Të ngjajshme