Filmi ‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ vazhdon rrugëtimin në festivalet ‘Vienna Shorts’ dhe ‘Kurzfilm Festival Hamburg’

9 Maj, 2025 - 6:13 pm

Filmi ‘Mua besoj më shpëtoi portreti’ nga Alban Muja vazhdon udhëtimin në dy festivalet ‘Vienna Shorts’ dhe ‘Kurzfilm Festival Hamburg’, përcjell KultPlus.

Në festivalin ‘Vienna Shorts’ do të shfaqet më 31 maj, ndërkaq në festivalin ‘Kurzfilm Festival Hamburg’ do të shfaqet më 6 qershor.

Në vijim gjeni postimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës:

Filmi ‘Mua besoj më shpëtoj portreti’ (I Believe the Portrait Saved Me) nga Alban Muja vazhdon udhëtimin e tij në dy festivale të mrekullueshme:

✨ Vienna Shorts (27 Maj – 1 Qershor 2025), ku do të jetë pjesë e programit tematik “Kur do të mësojnë ndonjëherë?”

✨ Kurzfilm Festival Hamburg (3 – 8 Qershor 2025), ku do të konkurrojë në Garën Ndërkombëtare./KultPlus.com

Të ngjajshme