“Financial Time” zbulon majat e maleve ku vendasit i kthyen stanet në vatra mikpritjeje

30 Shtator, 2023 - 11:30 pm

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit e tij shkrimin e publikuar nga “Financial Time”, ku në fokus është Shqipëria turistike.

Rama thekson se këtë herë gjigandi mediatik ka zbuluar për lexuesit e saj, majat më të larta të maleve, aty ku vendasit i kanë kthyer stanet e tyre, në oaze të mikpritjes.

“Gjiganti mediatik “Financial Times” rikthehet sërish në Shqipërinë Turistike, këtë herë për ta zbuluar në majat më të larta të maleve aty ku vendasit i kanë kthyer shtëpitë e stanet në vatra mikpritjeje, për t’u ofruar atyre që vijnë jo thjesht një shërbim, por shpirtin e këtyre tokave e sofrave”, shkruan Rama.

Peizazhet e egra e të rrëmujshme të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një epoke 46-vjeçare komuniste, kur ata që udhëtonin drejt Korfuzit mund të shihnin vetëm brigjet e saj të errëta dhe të habiteshin, shkruan Camilla Bell-Davies në një artikull për “The Financial Times”./ KultPlus.com

Të ngjajshme