Fituesi i çmimit ‘Nobel’ në mjekësi: Virusi doli në Kinë, nga laboratori ku po punonin për vaksinën e HIV

18 Prill, 2020 - 9:51 pm

Për fituesin e Nobelit në Mjekësi në vitin 2008, Luc Montagnier, COVID-19 doli nga një laborator në Wuhan, i cili po përpiqej të krijonte një vaksinë kundër HIV. Kjo është një hipotezë që mund të ringjallë edhe një herë debatin mbi origjinën e koronavirusit.

I pyetur se nga se mendonte se erdhi ky virus i panjohur Montagnier tregoi:

‘Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga viti 2000. Ata kanë futur sekuencën e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez’.

Më tej ai thotë se pretendimin e tij e mbështet edhe një koleg i tij matematicien me emrin Claude Perrez.

Sipas fituesit të Nobelit në Mjekësi, një ekip studiuesish indianë ishin përpjekur për të botuar një studim të ngjashëm me idenë e tij që tregonte se gjenomi i plotë i koronavirusit kishte sekuenca të një virusi tjetër, të HIV, pra virusit të AIDS-it, shkruan një media e huaj.

‘Por studiuesit “u tërhoqën”, tha ai. ‘Prandaj kjo puna e virusit të ardhur nga kafshët është një legjendë e bukur por e pamundur’, shton Montagnier.

Këto zbulime të profesorit forcojnë dyshimet që disa krerë shtetesh kanë shprehur kohët e fundit, duke filluar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një deklaratë të fundi Macron ka thënë: Disa gjëra kanë ndodhur atje që ne nuk i dime.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se po hetojnë nëse virusi doli nga laboratori kinezë.

Por sa të besueshme janë argumentet e fituesit të Nobelit?

Nëse atij bashkë me shkencëtarin Francoise Barrë Sinoussi iu dha Nobeli për zbulimin e virusit të Aids-IT në 1983, Le Figaro kujton se në nëntor 2017, 106 akademikë kundërshtuan teoritë e tij ekstreme.

“Ne nuk mund të pranojmë nga një koleg që të përdorë çmimin e tij Nobel për të shpërndarë, jashtë fushës së të tij, mesazhe të rrezikshme për shëndetin, në kundërshtim me etikën që duhet të kryesojë shkencën dhe mjekësinë.”

Luc Montagner u rreshtua mes shkencëtarëve kundër vaksinimit. Vitin e kaluar ai nxori teori të diskutueshme për origjinën e HIV dhe transmetimin e tij. Ai pretendoi se disa njerëz mund të mposhtnin virusin falë sistemit të tyre imunitar /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme