Fjalë nusesh e koalicionesh…

27 Gusht, 2019 - 4:53 pm

ME FJALË JAM RRASË QE TRIDHETË VJET

Njani ish kanë çoban me dhên. Koxha ish kanë bâ i vjetër e pa i nxanë nuse epae martue shpija e vet. Ai n’bjeshkë me gjâ e kta ja nxunë nusen e po dojnë me bâ nifarë zijafeti. Shkuen e e thirrën atje n’bjeshkë.

Ky çobani, kur e thirrën, po kujto’ qi ja kanë pru misen, se sa për fjalë ai jo me ardhë. Kur erdh tu shpija, po i nîn do defe e nifarë zijafeti. Po i dvét do thmi:

— Shka â’, bre, kjo?
— Fjalë nusje kie.
— A s’e kanë pru nusen a?
— Jo, s’e kanë pru, po fjalë nusje.
— Pasha zoten shkova n’bjeshkë, se me fjalë jam rrasë qe tridhetë vjet.

Të fundit

Të ngjajshme