Forbes: Bezos, amerikani më i pasur për të tretin vit rresht

8 Shtator, 2020 - 11:25 pm

Drejtori ekzekutiv i “Amazon”-it, Jeff Bezos ka dalë në krye të listës së amerikanëve më të pasur për të tretin vit rresht, përderisa pasuria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump është tkurrur si pasojë e pandemisë, është bërë e ditur të martën nga revista “Forbes”.

Pasuria e përgjithshme në listën e “Forbes”-it ka shënuar një rritje rekorde prej 3.2 biliardë dollarësh, teksa amerikanët e pasur kanë vazhduar t’i kenë punët mirë, ani pse pandemia e ka dërrmuar ekonominë, që ka 11 milionë vende pune më pak, krahasuar me shkurtin, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Eric Yuan, drejtori ekzekutiv i “Zoom”, që është bërë i rëndësishëm në epokën e të punuarit nga shtëpia, ishte njëri prej të rinjve në listë, me një pasuri neto prej 11 miliard dollarësh.

Trumpi ka shënuar rënie në listë, teksa pasuria e tij neto ka rënë nga 3.1 miliardë dollarë në 2.5 miliardë, shkaku që bizneset e tij kanë pësuar gjatë pandemisë.

Të ngjajshme