23 Gusht, 2025 - 9:29 am
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare së Shqipërisë, zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri Vengu këtë stërvitje e quan si një traditë të qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore.
“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.