Fotografia e çastit e realizuar para 10 vjetëve bëhet virale dhe blihet nga Google

27 Qershor, 2021 - 1:29 pm

Fotografitë të cilat kanë mbetur gjatë në kujtesë janë rezultat i të qenit në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Kështu ka ndodhur me gruan nga Anglia, Hannah Huxford në vitin 2011, shkruan My Modern Met. Huxford kishte dalë për një shëtitje rreth bregdetit anglez, me bashkëshortin dhe derisa po ecnin kishin vendosur të blinin patate të skuqura. Siç ka shpjeguar ajo, derisa po hanin kanë vërejtur një pulëbardhë që po qëndronte afër, ndërkohë që bashkëshorti i kishte ofruar shpezës po ashtu patate të skuqura.

Në momentin që pulëbardha kishte filluar t’i kapte për t’i ngrënë, Huxford kishte nxjerrë telefonin e saj, një iPhone 3 dhe po fotografonte. Ajo kishte realizuar një sërë fotosh derisa kishte kapur momentin kur pulëbardha e ka pataten e skuqur në sqep, pak para se ta gëlltiste.

Kjo fotografi artistike ishte hedhur më pas në rrjetet sociale dhe ishte bërë virale, derisa tek dhjetë vjet më vonë, kur e kishte ripostuar në Instagram, e kishin kontaktuar nga Google, të cilët kishin kërkuar që t’ia blinin për një kampanjë reklamuese.

Image

Gruaja angleze kishte pranuar ofertën e gjigantit amerikan të teknologjisë të bërë në vitin 2021, duke bërë që fotografia e saj të qarkullonte gjithandej nëpër posterë e billborda të vendosur nëpër rrugë.

Që nga atëherë, Hannah Huxford ka vazhduar pasionin e saj për fotografinë duke synuar edhe më tutje që të kapë momente interesante të ngjashme. /koha/ KultPlus.com

Image
Hannah Huxford

Të fundit

Të ngjajshme