Fotoja e rrallë e Patrikanës së Pejës, e shkrepur nga Edith Durham

2 Mars, 2020 - 5:00 pm

Historiani i njohur, Jahja Drancolli, ka publikuar një fotografi të vjetër të Patrikanës së Pejës.

Fotografia i përkiste fillimit të viteve 1900, e bërë nga artistja britanike Edith Durham, në kohën kur ajo kishte vizituar Shqipërinë.

Drançolli, nëpërmes kësaj fotografie dokumenton historinë e komplkesit mijëvjeçar të Patrikanës së Pejës.

“Fotodokument bardhezi: Histori me vertikale mijëvjeçare e kompleksit të Patrikanës së Pejës, ç’prej periudhës paleokristiane, romano-katolike, ortodokse bizantine e rasiane, nuk i shpëtoi as objektivit të aparatit fotografik të Miss Mary Edith Durham, një studiuese dhe udhëpërshkruese zulmëmadhe britanike dhe botërore…!
Burimi: British Museum (Museum number Eu,A1.65), phot. by Miss Mary Edith Durham (1900-1905)”, ka shkruar Drançolli.

Mary Edith Durham u njoh nga shqiptarët si “princesha” mbrojtëse e çështjes shqiptare të kohës, njëra ndër intelektualet që ngriti zërin kundër padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve nga shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të Evropës.

Të ngjajshme