Gjykimi i vrasësit të John Lennon-it

22 Qershor, 2021 - 4:27 pm

Artikull i New York Times, 23 qershor, 1981, i titulluar “Chapman, në gjyq me dyer të mbyllura, pranon fajësinë për vrasjen e Lennon-it”, përkthyer në shqip nga Albanian Post.

Mark David Chapman, dje pranoi fajësinë për vrasjen e John Lennon-in, të kryer dhjetorin e kaluar, jashtë apartmentit ku jetonte 40 vjeçari i Beatles-ave.

Zakonisht, i pandehuri që pranon fajësinë për vrajse ka përballë një dënim maksimal me 25 vite burg. Sidoqoftë, në këmbim të lutjes së z. Chapman ndaj Gjykats Supreme Shtetërore të Manhattan – një lutje e bërë kundër këshillave të avokatëve të tij në një procedurë të mbyllur në sallën e gjyqit – Drejtori i Detyrës Dennis Edwards Jr premtoi se dënimi nuk do të kalonte me mbi 20 vjet burgim.

Chapman do të dënohet me 24 gusht. Akuzat se Z. Chapman qëlloi Z. Lennon për vdekje pak para orës 11 të natës, dhjetorin e kaluar, kur muzikani dhe gruaja e tij Yoko Ono, ishin duke u kthuar prej inçizimeve muzikore, kishin qenë të padiskutueshëm ndërsa avokatët u mblodhën në gjykatë dje në mëngjes.

Mosmarrëveshja për Pasojat.

Sidoqoftë, prokuroria dhe mbrojtja kanë pasur mospajtime mbi pasojat ligjore të shtënies me armë. Prokuroria kishte marrë pozicionin se Z. Chapman kishte “kishte kryer një ekzekutim të qëllimshëm, të paramenduar të John Lennon-it, me gjakftohtësi, qetësi dhe veprim të parallogaritur në vrasjen e Z. Lennon, duke e qëlluar disa herë me një pistoletë të kalibrit 38”.

Mbrojtja kishte mbrojtur pozicionin se Z. Chapman ishte “deluzional dhe psikotik” dhe kishte për qëllim të dëshmonte se devijimi mendor i Z. Chapman e kishte penguar atë të ishte i vetëdijhëm ose kuptonte se çfarë kishte bërë atë natë.

Përzgjedhja e jurisë do të kishte filluar, kur në vend të kësaj Gjykatësi Edwards urdhëroi mbylljen e sallës së gjyqit. Personat e vetëm të pranishëm ishin avokatët e Z. Chapman, Jonathan Marks dhe David L. Suggs; dy anëtarë të zyrës së Prokurorit të Rrethit të Manhattanit, Allen F. Sullivan dhe Kim Hogrefe; gjyqtari dhe personeli tjetër i gjykatës. Ai i tërhoqi avokatët.

Në procedim të akuzës, i pandehuri 26-vjeçar tha se ai kishte refuzuar përpjekjet e avokatëve të tij për të shkuar në gjyq për të dëshmuar se ai nuk ishte përgjegjës për krimin “për shkak të sëmundjes mendore ose defektit”.

Ajo që ndodhi në sallën e mbyllur të gjykatës u rindërtua më vonë nga bisedat me ata që kishin qenë të pranishëm dhe nga shënimet e stenografit të gjykatës.

Chapman iu bënë një seri pyetjesh nga gjykatësi dhe Z. Sullivan se si e kishte vrarë z. Lennon. Në një moment, kur Z. Sullivan e pyeti pse kishte përdorur plumba të zgavërt, Z. Chapman raportohet të jetë përgjigjur: “Për tu siguruar për vdekjen e Lennon”.

Para se të merrej një vendim për të pranuar pranimin e fajësisë, kjo ishte bashkëbisedimi, që tregohet më poshtë, siç u regjistrua nga stenografi i gjykatës, dhe që u zhvillua midis z. Sullivan dhe z. Chapman:

SULLIVANI: Ky është vendimi juaj? CHAPMAN: është vendimi im dhe vendimi i Zotit. SULLIVANI: Kur thoni se është vendim i Zotit dhe unë e pyes atë me këshillë pasi që përfaqësime të caktuara më janë bërë nga Z. Marks, a keni dëgjuar ndonjë zë në të vërtetë në veshët tuaj?

SULLIVANI: Ndonjë zë i dëgjueshëm? CHAPMAN: Jo, zotëri. SULLIVANI: Para se të merrni këtë vendim, a keni bërë ndonjë lutje? CHAPMAN: Po, një numër lutjesh.

SULLIVANI: Pasi u lutët, a arritët të kuptonit nga Zoti që duhet të deklaroheni fajtor? CHAPMAN: Po, ishte udhëzimi i tij, urdhër prej tij. SULLIVANI: A është kjo realizim që keni arritur brenda vetes, i frymëzuar mbase nga Zoti? CHAPMAN: Jo, ndjeva se ishte Zoti që më thoshte që të pranoja fajin, dhe pastaj duke kërkuar me vendimin tim nëse do të bëja atë që Zoti donte të bëja ose nëse do të bëja atë që doja të bëja, vendosa të ndjek udhëzimin e Zotit.

SULLIVANI: A do të thoni në këtë kohë që kjo lutje është rezultat i vullnetit tuaj të lirë? CHAPMAN: Po.

Kur salla e gjyqit u hap për publikun në 10:45 në mëngjes, Gjykatësi Edwards njoftoi se Z. Chapman ishte deklaruar fajtor.

I pandehuri kishte veshur pantallona të errëta dhe një këmishë blu të errët, poshtë së cilës ishte një jelek antiplumb që ishte furnizuar nga Departamenti i Korrektimit. Ai herë pas here bisedonte butë me avokatët e tij gjatë kësaj pjese të seancës gjyqësore.

Ai gjithashtu pohoi me kokë në mënyrë disa herë, me sa duket në miratim, kur Gjykatësi Edwards tha se “Vendimi përfundimtar i deklarimit të fajësisë nuk është ai i avokatit, por i klientit”.

Sipas avokatëve dhe personelit të gjykatës, Gjykatësi Edwards kishte vendosur të mbyllte sallën e gjyqit “për të mbrojtur të drejtat e të pandehurit”.

Mbrojtja kishte ngritur pyetje nëse Z. Chapman ishte i aftë të merrte vendim racional në lidhje me pranimin e fajësisë. Avokatët më vonë shpjeguan se gjyqtari kishte frikë se nëse ai vendoste të mos pranonte pranimin e fajit, pasi i kishte bërë z. Chapman pyetje specifike në lidhje me krimin e tij, çështja e mbrojtjes do të ishte paragjykuar.

Duke përshkruar procedimin e mbyllur, Z. Sullivan tha për të pandehurin: ”Ai ishte në rregull dhe vigjilent. Ai foli me një zë të vendosur dhe të qartë. Ai ishte shumë i përgjegjshëm për veten e tij”.

Sullivan tha gjithashtu se Z. Lennon kishte qenë “njëri prej të shënjestruarëve” që Z. Chapman kishte ndërmend t’i vriste. I pyetur për motivin e Z. Chapman, ndihmësi i avokatit të rrethit u përgjigj: “” Nëse do të kishte pasur një gjyq, unë jam aq i sigurt sa mund të jem që do të kishim provuar se në thelb ai donte të tërhiqte vëmendjen tek vetja, për t’i bërë njerëzit të shihnin se sa i rëndësishëm ishte. Ai në thelb po kërkonte famë”.

Gjykatesi Edwards urdhëroi që Departamenti i Provës ta shqyrtonte z. Chapman në psikiatri si pjesë e hetimit të tij para vuajtjes së dënimit.

Marks tha se ai priste që seanca e dënimit të ishte “në një farë kuptimi një gjykim mbi çështjen e vetme në këtë çështje, gjendjen e tij mendore”. Ai tha se ndoshta do të paraqiste psikiatër dhe psikologë të cilët do të dëshmonin për mbrojtjen në gjyq. Dëshmia e tyre në seancë, tha ai, nuk do të ketë që Z. Chapman të deklarohet “jo i përgjegjshëm” por të bindë gjyqtarin të japë dënimin minimal prej 15 vjetësh të përjetshëm. / KultPlus.com

Të ngjajshme