Gjyshja e vetmuar përmbytet nga mijëra kartolina nga e gjithë bota

27 Dhjetor, 2020 - 8:57 pm

Një stërgjyshe është përmbytur me më shumë se 1.000 kartolina të Krishtlindjeve nga e gjithë bota, një përvojë që ajo thotë se i ka rikthyer besimin tek njerëzillëku, tek humanizmi.

92-vjeçarja Nancy Letham zakonisht merr vetëm katër letra gjatë pushimeve sepse miqtë e saj janë plakur ose kanë vdekur.

Pasi një apel në internet u postua në fund të këtij tetori, Nancy filloi të merrte nga 50 karta në ditë, përfshirë edhe nga nxënës të shkollës në Portugali, të cilët vizatuan fotografi për të.

Mbesa e Nancy, 44-vjeçarja Leo Sheppard e postoi thirrjen, duke pritur të merrte rreth 40 karta nga fqinjët në Fife, Skoci aty ku jeton familja. Mirëpo tani kartolinat po vijnë nga India dhe Shtetet, nga Kanadaja dhe Australia dhe Italia dhe Spanja.

Nëna e shtatë fëmijëve, Nancy, e cila ka 17 nipër e mbesa, 46 stërnipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër e mbesa, ka marrë gjithashtu çokollata, lule dhe ornamente për Krishtlindje me urimet më të mira. Ajo tha, “janë kartolina të mrekullueshme dhe nga e gjithë bota. Nuk e prisja atë. ”

Mbesa Leo i lexon letrat Nancy, e cila nuk mund të shikojë aq mirë. “Eshtë me të vërtetë kënaqësi të shohësh se sa njerëz na kanë kushtuar vëmendje”, tha ajo. “Nuk janë vetëm kartolina, por njerëzit shkruajnë i tregojnë për  jetën dhe betejat e tyre. Ata i bëjnë të ditur stërgjyshes se ajo nuk është e vetme në botë. “

Të ngjajshme