займ на карту онлайн потребительский кредит

“Godina e Teatrit ka degraduar në mënyrë të tmerrshme, emrat e mëdhenj që kërkuan teatër të ri”

28 Korrik, 2019 - 12:00 pm

Ëndrra e regjisorit dhe aktorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri që në vitet ’70. Regjisori i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar, ndërsa edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet si Tirana të ketë një teatër të tillë.

“Problemi i një teatri të ri me sa mbaj mend unë ka filluar që në vitet ’70. Pothuajse të gjithë artistët e asaj periudhe, që nga Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, të gjithë me radhe e kanë ngritur këtë problematikë. Sepse ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, s’ka të bëjë me teatrin”, shprehet Kame.

Ai sjell në vëmendje debatin e zhvilluar edhe në vitin 98, ku shumë emra të njohur të skenës shqiptare mbështetën nevojën e prishjes dhe ndërtimit të një teatrit të ri Kombëtar.

“Ky është ngritur përsëri me fuqi të madhe në 1998-ën. Dhe aty kam qenë protagonist për këtë punë. Isha në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar. Bëra një përpjekje duke krijuar një grup aktorësh me në krye Kadri Roshin, unë, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo dhe Agim Qirjaqi. Dhe e pashë që duhej larguar si problem nga politika. Atëherë patëm atë vizionin që më mirë t’ia lëmë Presidencës, ose Presidentit këtë problem sesa të merrej shteti. Kjo u ndërpre pastaj me ndërrimin e ministrave të Kulturës, ikjen e Arta Dades dhe ardhjen e Edi Ramës”, deklaron regjisori Kame, askohe Kame drejtor i TK.

Pas 20 vitesh, regjisori mendon se godina e Teatrit Kombëtar ka degraduar. Rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka. “Për 20 vite ajo godinë ka degraduar në mënyrë të tmerrshme, sepse janë bërë ndërtime të mëdhaja gjigande pranë saj, dhe themelet e saj janë shkatërruar. Pra vërtet tani paraqet një rrezikshmëri, po jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë, dhe është e papërshtatshme fare”.

Gëzim Kame ndjen keqardhje që në këtë situatë ka ndërhyrë politika dhe janë krijuar dy qëndrime antagoniste mes artistëve.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të ngjajshme