Gonxhja: Mozaiku i Tiranës, drejt krijimit qendra ekspozuese përmes teknologjive moderne

23 Prill, 2024 - 10:34 am

Mozaiku i Tiranës do të jetë një qendër ku do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe atyre të antikitetit të vonë që gjenden në sitet më të rëndësishme si Apollonia, Butrinti, Bylis, Durrësi, Elbasani, dhe shumë të tjera.

“Kjo iniciativë e shkëlqyer do të lejojë qytetarët të shijojnë pasurinë kulturore të vendit nëpërmjet teknologjive moderne, duke e bërë atë të arritshme për një gamë të gjerë publiku”, shkroi ministri Blendi Gonxhja.

Mozaikë të tille hapen rrallë për publikun duke qenë se janë të rrezikuar nga kushtet atmosferike.

Në të ardhmen, vizitorët vendas dhe të huaj do të kenë mundësinë që njëkohësisht të shohin gjetjen arkeologjike më të vjetër në kryeqytet, e po aty të gjejnë edhe informacion për mozaikët e tjerë anembanë Shqipërisë. Mozaiku i Tiranës do të ofrojë një grafik të përcaktuar vjetor për publikun dhe turistët e shumtë.

Mozaiku i Tiranës mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural (vila rustica) të ndërtuar në shekullin I pas Krishtit. Mozaiku përmban motive gjeometrike e floreale por edhe motive tipike të Krishtërimit të hershëm, si gërsheti i stilizuar, rozetat e peshqit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme