Google uron Ditës Ndërkombëtare të Gruas përmes një “doodle” shumë interesant

8 Mars, 2023 - 6:45 pm

Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila është vendosur të festohet çdo vit më 8 Mars, nderohet nga Google me ‘doodle-in’ e sotëm. Ky ‘doodle’ i veçantë i dedikohet të gjitha grave, të cilat mbështesin njëra-tjetrën në të gjitha aspektet e jetës.

Google fokusohet vetëm në disa nga fushat e shumta në të cilat gratë në mbarë botën po mbështesin njëra-tjetrën për të avancuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Skica e Google tregon gra që mblidhen për të drejtat e tyre, gra që kujdesen për fëmijët e tyre dhe njerëz të tjerë dhe gra që eksplorojnë.

Nëse prekni skicën, do të shihni flamujt e festave që lëvizin në ekranin tuaj./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme