“Gratë e kuqe”, portretet unike të tribusë Himba (FOTO)

17 Prill, 2021 - 7:28 pm

Për vite me radhë, një fis i lashtë i barinjve gjysmënomadë të njohur si Himba, në veriperëndimin të Namibisë, ka tërhequr një numër të madh turistësh dhe fotografësh kureshtarë.

Një nga arsyet e famës së këtij komuniteti tribu është dhe përdorimi i një solucioni të veçantë të quajtur “otjize”, me përbërje yndyre dhe okre të kuqe – ndonjëherë dhe aromatike – që gratë Himba e aplikojnë çdo mëngjes në lëkurë dhe flokë, duke u dhënë atyre një nuancë të kuqe unike. Pamja e grave tradicionale Himba është bërë një imazh portreti i Afrikës.

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me origjinën e kësaj praktike. Disa pretendojnë se është për të mbrojtur lëkurën e tyre nga dielli, ose spraps insektet. Por gratë Himba thonë se është një formë estetike, një lloj përbërjeje tradicionale që ata aplikojnë çdo mëngjes kur zgjohen për t’u bërë më të bukura.

Këto zakone të trashëguara prej kohësh mund të shihen ende në fshatin Omarumba, ku komuniteti Himba është i gatshëm për të pritur të huajt që vijnë për të dëshmuar mënyrën e tyre të jetës, por kërkojnë një kontribut nga vizitorët në këmbim; misër, kafe, çaj, vaj gatimi dhe donacione prej 25 dollarësh.

Çdo mëngjes, pasi gratë të kenë aplikuar “otjize”, ata mjelin bagëtitë, para se të rinjtë e fshatit t’i nxjerrin për të kullotur dhe kjo është mënyra e vetme e tyre për të mbijetuar. Shtëpitë e Himbave, janë struktura të rrumbullakëta të ndërtuara me shtylla fidanësh, të lidhura së bashku për të formuar një çati me kupolë e cila është suvatuar me baltë dhe bajgë.

Pjesa më e rëndësishme e fshatit Himba është “okuruwo”, ose zjarri i shenjtë. I mbajtur vazhdimisht i ndezur, zjarri i shenjtë përfaqëson paraardhësit e fshatarëve, të cilët veprojnë si ndërmjetës ndaj perëndisë së Himba-s, Mukuru. “Ky është vendi ku ne i lutemi Zotit tonë në parajsë. Në këtë vend, ju mund të shëroheni. Gjithçka kryhet këtu”, u shpreh Uvaserua Kapika, një nga gratë e komunitetit Himba./a2/ KultPlus.com

Të ngjajshme