‘Green Half Marathon 2024’, Rama: Fantastike kjo fundjavë në Berat

7 Prill, 2024 - 6:27 pm

 Në Berat u zhvillua sot edicioni i dytë i “Green Half Marathon 2024”, ku garuan 350 vrapues nga mbi 40 shtete të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga “Green Half Marathon”, ndërsa u shpreh se kjo fundjavë ishte fantastike në Berat.

Këtë vit në këtë maratonë morën pjesë 40 shtete, nga mbarë Europa, me 350 vrapuesit më të mirë në elitat e garave mbarë botërorë, nën moton “Bëhu pjesë e rrugëtimit të gjelbër”.

Ky është edicioni i dytë i maratonës ndërkombëtare që zhvillohet në Berat dhe mbahet me kauzën “Vrapo për të mbrojtur mjedisin”.

Ditën e shtunë kur u çel aktiviteti vrapuan nxënësit e shkollave, ndërsa sot vrapojnë profesionistët. Gara nis nga Pedonalja vijon në “Çelepias”, kalon në lagjen “Goricë” e deri në Vodicë.

Të ngjajshme