Hapet shkolla shqipe “Gjon Buzuku” në Rethimnos

6 Nëntor, 2021 - 3:15 pm

Një tjetër klasë e gjuhës shqipe do të rinis mësimin në Rethimnos, të Kretës. Mësimi do të rinis për fëmijët që kanë ndjekur më parë kursin por gjithashtu do të kryehen dhe regjistrimet për fëmijë të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Sot me dt 06-11-2021 ora 17.00 në Shkollën publike Atsipopulo( ΔΗΜΟΤΙΚΗ ΣΧΟΛΙΟ) inaugurohet ceremonia e hapjes së kursit të parë të gjuhës Shqipe në Rethimno.

Pas një përpjekje të gjatë, të Faktorit Shqiptarë në Rethimno, dhe nën përkujdesjen e SHOQATËS SË EMIGRANTËVE SHQIPTARË RETHIMNO realizohet një ëndërr e kahershme e mësimdhënies dhe fillimin e ABETARES së gjuhës shqipe në këtë shkollë dhe pikërisht sot.

Gjithashtu është marrë leja dhe në shkollën e dytë në Rethimno për të vazhduar kursi tjetër i gjuhës shqipe i cili shumë shpejt do hapi dyert për vazhdimin e.

Për realizimin e kësaj ëndrre duam të falenderojmë të gjithë stafin e Shoqatës për gadishmërinë në përgatitjen e dokumentacionit të duhur.

Institucionet lokale për zemërgjërësinë e tyre dhe dhënien e lejeve.

Njëkohësisht falenderojmë Ambasadën Shqiptare në Athinë për ndihmën me paisjen me libra dhe Abetaret.

Falenderojmë Bashkinë Rethimno dhe Drejtorët e shkollave përkatëse në të cilën është dhënë leja e kurseve tona të shkollës Shqipe në Perfekturën Rethimno.

Sot në Atsipopulo Rethimno shkruhet për herë të parë në gjuhen Shqipe.

“Sot shkruhet historia e gjuhës tonë në mënyre të organizuar dhe legjitime. Sot rishkruhet “Meshari” ynë”.

Prandaj dhe shkolla shqipe do mbaj emrin atij që mbajti penën e parë dhe qëndisi shkronjat e para të kësaj gjuhe shqipe …GJON BUZUKU.

Ta gëzojmë dhe të mbajmë lart frymën e atdhedashurisë dhe gjuha jonë të jetoj brez-pas brezi dhe kudo në Diasporë.

Ju falenderojmë të gjithëve dhe jeni të mirëpritur të gjithë prindër dhe fëmijët tuaj. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme