Hapja e bazës në Kuçovë, presidentja Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

4 Mars, 2024 - 11:11 am

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur hapjen e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s sot në Kuçovë të Shqipërisë.

Në një postin në platformën X ajo ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.

“Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku edhe ka njoftuar se dronët Bayraktar do ta bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së e ajrore të NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama sipër videos së publikuar në llogarinë e tij në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme