Haradinaj, diasporës: S’ju duam vetëm për paratë që na sillni, por pse jeni gjaku ynë

29 Korrik, 2019 - 12:21 pm

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj teksa ka organizuar pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, tha se Kosova është me fat që dashuria e diasporës për atdheun e vet nuk ka ndryshuar asnjëherë.

“Jetën që e boni ju e njoh edhe prej perspektivës sime. Kjo jetë nuk është lehtë që në vend të huaj me dhënë kontributin e juaj. Kur vini këtu po ashtu iu presim në kufi me dënimin, kartonin e sigurimit që nuk është hequr, por edhe me vështirësi tjera, por një gjë që nuk ndryshon asnjëherë – është dashuria për vendin dhe ne jemi me fat që diaspora jonë nuk ka heq dorë prej atdheut. Është e vërtet që në Kosovë nuk i kemi kryer të gjitha punët e vendit. Kosova duhet ta përmbyll shtetësinë e vet, të jetë anëtare e OKB-së, t’i përgjigjet interesave të qytetarëve të vet së pari, e punë tjera. Janë punë jo të lehta”, u shpreh Haradinaj, ndërsa tha se është i gëzuar që me raste takohet me diasporën.

“Nuk ju kemi harruar. Jo vetëm për paratë që ia jepni atdheut, por se jeni gjaku ynë, familja jonë”, theksoi Haradinaj.

Në emër të përfaqësuesve të diasporës, shkrimtari Riza Sheqiri tha se gjithë sukseset e tyre i adresojnë dhe reflektojnë në Kosovë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme