Hardh Fest po vjen me risi, koncerte nëpër qytetet kryesore të Kosovës

5 Qershor, 2023 - 10:51 am

Hardh Fest po bëhet gati për edicionin e radhës dhe pak e nga pak po zbulojnë risitë e këtij viti.

Kësaj radhe Hardh Fest po zgjeron territor duke dashur që magjinë e këtij festivali ta shijojnë pothuaje të gjitha qytetet e Kosovës.

“N’Rahovec e kem’ Konakun, por sivjet krejt Kosova do ta ketë rastin të shijojë një cope magjie të festivalit me origjinal, Hardh Fest”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje e radhës nga Hardh Fest do të jetë një Truck Concert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë LIVE nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin që do të mbahet në Rahovec më 1, 2 dhe 3 shtator.

Promo Hardh Fest Tour do të mbahet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për datat, bendin dhe detajet tjera do ju njoftojmë së shpejti. / KultPlus.com

Të ngjajshme